Pas shkarkimit të Jose Mourinho pak ditë më parë, skuadra e Fenerbahce po shqyrton mundësinë e afrimit të një tjetër trajneri portugez.
Bëhet fjalë për Sergio Conceiçao, i cili sapo ka kaluar një periudhë të shkurtër te Milan sezonin e kaluar.
Mourinho u shkarkua pas eliminimit të ekipit turk nga faza play off e Champions League. Gjithsesi, Fenerbahce duket se po kërkon një trajner të ngjashëm me të, ndaj po interesohet për Conceicao.
Palët janë ende në diskutime, por edhe emra të tjerë janë në listë. Madje ekziston ideja e një trajneri vendës, që e njeh më mirë mentalitetin.
The post Një tjetër portugez te Fenerbahce, skuadra turke mendon për pasardhësin e Mourinho appeared first on Telesport.