Një tjetër largim nga Real Madrid, lojtari kërkon ndryshim skuadre

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe do largimin. Ai nuk u angazhua as në fazën përgatitore para sezonit të ri.

20-vjeçari e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të gjetur një skuadër ku i garantohen minuta.

“Mendoj se duhet të largohem. Nuk mund të pres më gjatë për ekipin e parë. Do të vazhdoj në rrugën time”, ka deklaruar Alvaro, por duke theksuar se dëshira e tij është rikthimi në Madrid.

The post Një tjetër largim nga Real Madrid, lojtari kërkon ndryshim skuadre appeared first on Telesport.