Skuadra amerikane e Los Angeles FC po synon transferimin në MLS të sulmuesit koreano-jugor, Heung-min Son, aktualisht lojtar i Tottenham. Koreano-jugori ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League të dekadës së fundit dhe sezonin e kaluar më në fund arriti të fitojë një trofe me Spurs, atë të Europa League.
Megjithatë, e ardhmja e 33-vjeçarit është aktualisht e pasigurt. Sipas disa burimeve, një transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është jashtë diskutimit. Ky skenar është konfirmuar edhe nga trajneri i ri i Tottenham, Thomas Frank, i cili e quajti situatën e Son “të komplikuar”.
Spurs janë në Azi për një turne parasezonal këtë fundjavë. Ata do të luajnë kundër Arsenal në Hong Kong më 31 korrik dhe Newcastle në Seul, më 3 gusht. “Telegraph” pretendon se prania e Son në kryeqytetin e Koresë së Jugut është thelbësore për bisedime.
The post Një tjetër largim “big” nga Tottenham, edhe kapiteni Son pranë transferimit në MLS appeared first on Telesport.










