Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues, vetëm dje tri përfunduan me fatalitet.
Vetëm në Dollc të Klinës sot është shënuar një vetaksident, e pak minuta më pas, po në të njëjtën pjesë, u aksidentua edhe një veturë.
Dyshohet se janë lënduar dy persona.
Sipas pamjeve mund të shihni se vetura është shkatërruar, derisa policia është në vendin e ngjarjes.
Madje, janë krijuar edhe kolona të gjata.