Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë.
Mediat shqiptare raportojnë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së hënës, por pas disa ditësh i shtruar në spital, 40-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një kompani ëmbëlsirash në Treviglio të Italisë.
Shtetasi shqiptar A. Çekani u plagos rëndë në krah teksa punonte tek makineria e brumatriçes.
Pas aksidentit 40-vjeçari shqiptar iu nënshtrua një operacioni delikat në krahun e djathtë. Situata u bë më dramatike, pasi burri kishte pasur edhe arrest kardiak gjatë fazës së shpëtimit, përcjell albinfo.ch.
Çekani jetonte dhe punonte në Itali prej 20 vjetësh, e ka lënë pas gruan me dy fëmijë.