Te Barcelona po punojnë që tani për të ndërtuar një ekip sa më kompetitiv, si për pjesën e dytë të sezonit ashtu dhe për të ardhmen (verën 2026). Mediat spanjolle konfirmojnë se klubi katalanas ka disa objektiva konkretë në sulm.
Objektivi i parë është blerja e kartonit të Marcus Rashford, që ka realizuar 6 gola dhe 9 asist në 16 ndeshje zyrtare. Një lojtar që kishte përjetuar disa vështirësi serioze te Manchester United, nga ku ka ardhur i huazuar këtë verë.
Anglezi duket se është rikuperuar, duke u bërë pjesë e dinamikës së Barcelonës së Flick. Blaugranët janë të vetëdijshëm për këtë dhe tani synojnë ta blejnë sulmuesin: klauzola e lirimit të lojtarit është rreth 35 milionë euro.
Një shifër që klubi spanjoll synon ta ulë për të lehtësuar suksesin e marrëveshjes, ndoshta duke shfrytëzuar edhe dëshirën e lojtarit për të qëndruar te Barça.
Ndërkohë, Barcelona i ka vënë syrin sulmuesit Alejandro Grimaldo, një lojtar që luan në krahun e majtë. Nëse mbërrin një ofertë nga La Liga, skuadra e Bayer Leverkusen mund ta lirojë 30-vjeçarin për 15 milionë euro.
Në nëntë ndeshje të Bundesligës të luajtura deri më tani, Grimaldo ka grumbulluar katër gola dhe tre asiste.
The post Një rinovim dhe një afrim, Barcelona me objektiva konkretë në merkato që kushtojnë 50 milionë euro appeared first on Telesport.











