Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Në orët e pasdites të së hënës, në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në  rrugën “Fazli Jakupi” në Skenderaj.

Policia, me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura,  ka lëshuar këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.