Një qytetar nga Klina ka gjetur një kuletë me 1 mijë e 870 euro në parkingun e një marketi, të cilën e ka dorëzuar në Polici.
Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.
“Me datë 04.09.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Ilir Tunaj i cili nё parkingun e njё marketi nё Klinё, e kishte gjetur njё qantё nё tё cilën kishte njё kuletё, dhe nё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e tetëqind e shtatëdhjetë (1870) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.