José Mourinho nuk i ka kursyer surprizat as në aventurën e tij të fundit. Pas shkarkimit të papritur nga Fenerbahçe, tekniku portugez, i njohur si “Special One”, do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga klubi turk, pasi kontrata e tij, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2026, u ndërpre para kohe.
Ky është skenar që përsëritet shpesh në karrierën e 62-vjeçarit, i cili ka bërë histori jo vetëm me fitoret dhe trofetë e shumtë, por edhe me pagesat rekord që ka marrë nga shkarkimet e papritura (prishjet e kontratave në mënyrë të njëanshme). Në total, Mourinho ka përfituar mbi 108 milionë euro nga ndërprerjet e kontratave, shifër e jashtëzakonshme, që e bën atë një nga trajnerët “më të paguar” në këtë aspekt.
Shuma e shkarkimit të sotëm nga Fenerbahçe i shtohet një liste të gjatë pagesash të majme për “Special One”:

Megjithëse aventura turke nuk solli trofe për Mourinhon, reputacioni i tij mbetet i paprekur. Eksperienca, titujt e fituar dhe aftësia për të menaxhuar ekipe të mëdhenj vazhdojnë ta bëjnë “Special One” një nga trajnerët më të kërkuar në botën e futbollit.
Analistët e merkatos së futbollit e konsiderojnë marrëveshjen e tij me Fenerbahçe si një tjetër konfirmim të trendit: klubet e mëdhenj nuk hezitojnë të paguajnë shumë për të pasur, ose për të larguar trajnerë me emër global. Për Mourinho, çdo shkarkim nuk është vetëm humbje sportive, por edhe fitim financiar i konsiderueshëm.
The post Një “qylaxhi” si Mourinho… 108 milionë euro nga shkarkimet, askush nuk i afrohet këtij “rekordi” appeared first on Telesport.










