Kryesfida e javës së 27-të në Serie A mes Romës dhe Juventusit është mbyllur në barazim 3-3. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të falë supergolit të Wesley Franca. Pas një asisti të marrë nga Niccolo Pisilli dhe një goditjeje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, topi përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Romën, ndërsa pjesa e dytë ishte vërtet shumë e bukur.
Pjesa e dytë nisi direkt me gol, ku Francisco Conceição barazoi shifrat me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 47-të. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Roma gjeti sërish avantazhin.
Ishte Evan Ndicka në minutën e 53-të që dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë të Lorenzo Pellegrini. Në minutën e 64-të ishte radha e Donyell Malen për të gjetur golin, pas një asisti fantastik që mori nga mbrojtja nga Manu Kone.
Në minutën e 78-të, Juventus ngushton shifrat me golin shumë të bukur të shënuar nga Jeremie Boga, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë në vend të Jonathan David dhe që shënoi pas një krosimi në zonë të Edon Zhegrovës.
Kur pritej vërshëllima e arbitrit, Juventus barazon shifrat në minutën e fundit shtesë me golin e Federico Gatti, sërish pas një krosimi të Edon Zhegrovës nga goditja e dënimit. Rezultati final 3-3. Roma mban vendin e 4-të me 51 pikë, Juventus vendin e 6-të me 47 pikë.
The post Një pjesë e dytë spektakolare, barazim i çmendur mes Romës dhe Juventusit në “Olimpico”. Zhegrova fantastik (video) appeared first on Telesport.










