Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person ka pësuar lëndime të rënda.
Ai është therur me thikë dhe po ashtu ka pësuar lëndime të rënda në kokë, me ç’rast është dërguar për trajtim në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë mjeku kujdestar, Ejup Govori.
“Gjendja e tij është e rëndë. Përveç që është therur me thikë, ai po ashtu ka lëndime të rënda në kokë. I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe jemi në pritje për ta dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi Govori










