Një person ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë. I njëjti kishte sulmuar policët në momentin e arrestimit.
Policët e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë.
“Prishtinë 09.06.2025-11:00. Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/