Një person në Prishtinë dyshohet për nxitje e përçarje, policia po heton rastin

Një person ka raportuar në polici se një tjetër ka kryer veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Policia në raportin 24 orësh të policisë ka thënë se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin e raportuar nga ankuesi mashkull kosovar, nën dyshimin e kryerjes së veporës së lartcekur të kryer përmes rrjeteve sociale, policia ka iniciuar rasti. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.