Policia ka raportuar se dje në Graçanicë në vendin e punës lëndime të rënda trupore ka pësuar punëtori i një kompanie private .
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Para një jave në Prishtinë një i ri 23-vjeç ka rënë nga lartësia e një ndërtese nga e cila po punonte. Ai ka ndërruar jetë në QKUK pas një dite.
Njoftimi i policisë:
Graqanicë 07.04.2018 – 18:00. Raportohet se në vendin e punës lëndime të rënda trupore ka pësuar punëtori i një kompanie private viktima mashkull K-shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin.