Një person goditet për vdekje nga një kamion në Pejë

Një person është goditur për vdekje nga një kamion në qytetin e Pejës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 9:43, në rrugën “Ardian Krasniqi” në këtë qytet.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania, në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit derisa trupi i pajetë për obduksion”, kanë bërë të ditur policia.