Një aksident ka ndodhur në Prishtinë.
Vetura e ka goditur një person, i cili ka pësuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.