Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Xhavit Mitrovica” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se viktima është gjetur rreth orës 11:00 të dielën.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Zëdhënës i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes./Periskopi/