Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë, autorët në arrati

Policia e Kosovës ka raportuar se një person dyshohet se është sulmuar me thikë nga disa persona të paidentifikuar në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima është duke marrë tretman mjekësor.

Personat e dyshuar gjenden në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga Policia.