Një përdorues i WhatsApp së shpejti mund ti dërgojë mesazh një përdoruesi të Facebook

Facebook planifikon të integrojë shërbimet e komunikimit të Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Ndërsa të tre aplikacionet qëndrojnë më vete, kompania kërkon që përdoruesit këtyre shërbimeve të shkëmbejnë mesazhe me njëri tjetrin mes aplikacioneve të ndryshme.

Plani i gjigantit të medias social u raportua fillimisht nga Nju Jork Times dhe është një projekt personal i Mark Zuckerberg.

Kur integrimi të kompletohet do të thotë se një përdorues i WhatsApp mund ti dërgojë mesazhe një përdoruesit të Facebook apo Instagram dhe anasjelltas.

Puna për shkrirjen e tre elementëve ka nisur dhe pritet të finalizohet nga fundi i 2019-ës.

Deri më sot Facebook ka mbajtur WhatsApp dhe Instagram të pavarur nga rrjeti social kryesor. /PCWorld Albanian