Një ‘paraglider’ u përplas në çatinë e një hoteli luksoz në Irlandë të Veriut – u desh të shpëtohej nga ekipet e zjarrfikësve

Një ‘paraglider’ u përplas në çatinë e një hoteli luksoz në Lough Erne Golf Resort, pranë Enniskillen, Irlandë e Veriut.

Ai rrëshqiti poshtë çatisë, por nuk ra më tej dhe u bllokua në katin e dytë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ekipi i shpëtimit përdorën litarë dhe shkallë për ta nxjerrë të sigurt.

Më pas, ai u dërgua në spital nga shërbimi i ambulancës, ndërsa dëmet në hotel ishin minimale.

Resorti konfirmoi se aktiviteti normal vazhdon dhe rezervimet nuk u prekën.