Seanca e fundit e këtij sesioni në Kuvendin e Shqipërisë është mbyllur brenda një ore.
Por ajo është shoqëruar me tensione të forta, teksa deputetët e PD zunë vendet e Ministrave dhe nuk u ulën në ndenjëset e tyre.
Po ashtu edhe Sali Berisha bllokoi foltoren dhe nuk pranonte të largohej. Ndërkohë deputetë e PD janë përplasur fizikisht edhe me Gardën, teksa kërkonin që këta të fundit të dilnin jashtë, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.













