Një opsion i ri për të ardhmen e Robert Lewandowski-t, larg Europës, por jo në Arabinë Saudite

Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Për sulmuesin polak ka një interes të madh brenda Europës, por edhe nga klubet arabe.

Megjithatë, sipas asaj që zbulon BBC, destinacioni i ri i polakut do të jetë Amerika, ku është klubi i Chicago Fire që interesohet shumë për të dhe është gati t’i plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike.

Edhe pse vetë polaku ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar edhe një vit tjetër te Barcelona, kjo është e vështirë të ndodhë. Këtë sezon, polaku ka humbur vendin e titullarit dhe në vend të tij, Hansi Flick, preferon më shumë Ferran Torres.

Në këtë situatë, MLS dhe konkretisht Chicago Fire mund të jetë destinacioni i ri i 37-vjeçarit.

The post Një opsion i ri për të ardhmen e Robert Lewandowski-t, larg Europës, por jo në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.