Një i mitur, nxënës i një shkolle në Fushë – Kosovë, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person tjetër.
Akti dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.
Rasti dyshohet te ketë ndodhur më 9 dhjetor, ndërsa Policia është njoftuar nga shkolla të hënën.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për teve1.info, se dyshohet se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
“Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës. Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë ai.











