“Një nga talentet më të mëdha”, Riedle për yllin e Juventus-it: Më ka befasuar

Ish-sulmuesi fitues i Champions League me Borussia Dortmund, Karl-Heinz Riedle, ka pranuar se është një tifoz i madh i yllit të Juventus-it, Kenan Yildiz.

Riedle tha për Sky Italia: “Duhet të them se Kenan Yildiz nuk është i keq. Mendoj se është një nga talentet më të mëdha të të gjitha kohërave: një lojtar i jashtëzakonshëm.

“Jam i impresionuar nga stili i tij, mënyra e tij e të qenit në fushë. Mendoj se ai është një vlerë e shtuar. Më kujton Paulo Dybala, të paktën në vitet e tij të para.

“Po flasim për lojtarët më të mirë, ata që bëjnë diferencën me vendimet në fushë”.

Për Juventus-in, Riedle shtoi: “Kur mendoj për Juven, mendoj për më të mirët. Të paktën në kohën time, ishte më e mira. Së bashku me Milan-in.

“Juventusi mbetet një klub i nivelit të lartë. Dhe ka një bukuri unike”.

The post “Një nga talentet më të mëdha”, Riedle për yllin e Juventus-it: Më ka befasuar appeared first on Telesport.