“Një nga qëllimet e mia është ta sjell Pep Guardiolën përsëri në Barcelonë”, premtimi i madh nga rivali i Laportës

Më datë 15 mars, Barcelona do të mësojë se kush do të jetë presidenti i saj i ardhshëm, nëse do të vazhdojë edhe një mandat tjetër, presidenti aktual, Joan Laporta, apo do të fitojë rivali i tij i vetëm në garë, Victor Font.

Ky i fundit në një intervistë për mediet bëri një premtim të madh për tifozët dhe klubin e Barcelonës. “Një nga qëllimet e mia është ta sjell Pep Guardiolën përsëri në Barcelonë”, tha Font.

Në anën tjetër, Laporta ka premtuar transferime të mëdha këtë verë, ku emri kryesor është ai i Julian Alvarez. Deri sa të zhvillohen zgjedhjet që janë këtë të dielë, është e sigurt që deklarata dhe premtime të tilla nuk do të mungojnë nga të dy kandidatët.

Një tjetër deklaratë e fortë e Font është edhe ajo në lidhje me Flick dhe drejtorin sportiv, Deco. “Nëse bëhem president, Flick do të jetë ende trajneri ynë, por Deco nuk do të jetë drejtor sportiv”, tha Font.

The post “Një nga qëllimet e mia është ta sjell Pep Guardiolën përsëri në Barcelonë”, premtimi i madh nga rivali i Laportës appeared first on Telesport.