Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të personit Z.A. të etnisë serbe i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata Themelore, Departamenti Special.

Ky është vendimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Z.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte

Prishtinë, 08 mars 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit në çështjen penale hetimore të të pandehurit Z.A, i dyshuar për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 184 paragrafi 1 nën – paragrafi 1.1 e nën – paragrafi 1.2 pika 1.2.1 e 1.2.2 dhe nën – paragrafi 1.3 të KPPRK.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Posts