Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit S.Sh. për të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari në shtëpinë e tij në Kaçanik pa autorizim kishte blerë dhe poseduar preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.
Nga Departamenti i Hetuesisë në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit ishte bastisur shtëpia dhe ishin sekuestruar 47 doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 14.9 gram, një dozë me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.3 gram, 27 copë tableta me substancë të dyshuar të llojit ekstazi dhe pesë copë tableta të ndara në copa më të vogla me substancë të dyshuar të llojit ekstazi, të gjitha këto të përgatitura për shitje.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.