Një muaj paraburgim për 54-vjeçarin që u kap në motel me një 13-vjeçare

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 54-vjeçarit që u kap në një motel mëngjesin e së premtes me një 13-vejçare.

Gjykata ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji, nën dyshimet se T.P ka kryer veprën penale të dhunimit.

I dyshuari do të mbetet në paraburgim deri më 28 shkurt, ka bërë të ditur gjykata në njoftimin e saj për media.

T.P, një 54-vjeçar nga Komuna e Istogut ishte zënë në flagrancë nga Policia e Kosovës në një motel me një 13-vjeçare.