Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në “Aktash”

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit E.M për tentim vrasje në lagjen “Aktash” në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënsja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.06.2025 për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit E.M. i dyshuar për veprat penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka marr Aktvendim duke aprovuar kërkesën e PTHP-në, ashtu që të pandehurit E.M., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.


I dyshuari u arrestua dy ditë më parë pas një aksioni të policisë në një nga lagjet e Prishtinës.

Ai dyshohet për tentim vrasje në rastin e 1 shtatorit 2024, mes dy grupeve, Capat dhe Sekiraqa, ku një person kishte mbetur i vdekur.

/Reporteri/