Një muaj paraburgim ndaj S.S, i dyshuar për kr*ime të lu*ftës në Vushtrri

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit S.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

Gjykata njofton se gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.S., pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06.04.1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i pandehuri S.S. me pjesëtarë të tjerë të uniformuar, me uniforma të policisë dhe ushtrisë së Serbisë në fshatin Reznik të Vushtrrisë gjatë një aksioni mirë të organizuar kishin plaqkitur e djegur shtëpi dhe kishin vrarë civil të paarmatosur dhe atë I.U., M.U. me bashkëshortet, po ashtu B.U., F.U., S.U. dhe F.U., gjatë ditës kritike ishin vrarë edhe T.U. me bashkëshorten H.U., ndërsa pas plaqkitjes së parave, e kishin marr me dhunë viktimën B. e kishin dërguar në katin e dytë të shtëpisë, ku fillimisht e kishin rrahur, maltretuar dhe dhunuar seksualisht njëri pas tjetrit, me ç’rast i kishin shkaktuar të njëjtës lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Gjykata vlerësoj se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se është shtetas i Serbisë, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

The post Një muaj paraburgim ndaj S.S, i dyshuar për kr*ime të lu*ftës në Vushtrri appeared first on Kosovapost.net.