Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, pasi ka arritur ta mashtroi ndërmarrjen publike të Kosovës duke e dëmtuar në vlerë të 105 mijë e 840 eurove.
Sipas Policisë së Kosovës personi që është shtetas i Maqedonisë Veriore, dyshohet se ka falsifikuar një dokument me anë të së cilit ka dëmtuar Telekomin në vlerë të 105 mijë e 840 eurove.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veriore, nën dyshimin e bazuar se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me vlerë prej 105.840 euro. Njësia përkatëse policore është duke trajtuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh.