Një video e dyshimtë ka rënë në duart e Policisë së Kosovës, në rajonin e Pejës.
Kjo komunë po zhvillon këtë të diel rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, derisa videoja në fjalë, sipas gazetares Qëndresa Bellagoshi, mund të bëjë me një keqpërdorimi eventual të votave, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet.
“Kemi marrë informacione se një video është dërguar në organet e rendit që ka të bëjë me një kuti të votimit dhe që videoja përmban diçka që është afër një qendre të votimit, pra përkatësisht jashtë saj. Por çfarë saktësisht ka në të, dhe cilat janë në dyshimet e Prokurorisë dhe Policisë, që tashmë e kemi konfirmuar që janë duke e hetuar rastin, por të cilat nuk kanë pranuar të japin më shumë informacione”, tha ajo.
The post Një kuti e dyshimtë me vota në Pejë? Prokuroria nis hetimet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










