Trajneri italian Simone Inzaghi, që drejton skuadrën e Al-Hilal, është trajneri më i paguar aktualisht në botë. Në fakt, ai është në një garë “kokë më kokë” me argjentinasin Diego Simeone, që drejton Atletico Madrid.
Sipas mediave, të dy arkëtojnë 25 milionë dollarë, me italianin që përfiton më shumë bonuse. Në vendin e tretë është Pep Guardiola, trajneri i Manchester City. Këta tri trajnerë janë të vetmit që arkëtojnë mbi 20 milionë dollarë në sezon.
Trajneri i sapo-emëruar i Tottenham, De zerbi, është ngjitur në vendin e katërt me 14 milionë. Carlo Ancelotti është i vetmi trajner në “top-10” që drejton një kombëtare. Në listën e 10 trajnerëve me të paguar në botë, pesë prej tyre drejtojnë në Premier League dhe dy në Lindjen e Mesme.
Renditja
1.Simone Inzaghi (Al-Hilal), 25.1 milionë $
2.Diego Simeone (Atletico Madrid), 25 milionë $
3.Pep Guardiola (Manchester City), 23 milionë $
4.Roberto De Zerbi (Tottenham), 14 milionë $
5.Mikel Arteta (Arsenal), 12.5 milionë $
6.David Moyes (Everton), 12 milionë $
7.Luis Enrique (PSG), 11.5 milionë $
8.Matthias Jaissle (Al-Ahli),11.5 milionë $
9.Carlo Ancelotti (Brazil), 10 milionë $
10.Unai Emery (Aston Villa), 10 milionë $
The post Një italian trajneri më i paguar në botë, në “top-10” vetëm një drejton ekipin kombëtar appeared first on Telesport.










