Një i vrarë me armë zjarri në Elbasan

Një person ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të hëne në Elbasan. Burime paraprake bëjnë të ditur se viktima është një 34-vjeçar me iniciale E.R.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek rrethrrotullimi i luleve, në lagjen 28 Nëntori. Rrethanat e këtij atentati momentalisht janë të paqarta.

Autorët dyshohet se pas ekzekutimit të 34-vjeçarit janë larguar me automjet drejt Bradasheshit, ku dhe i kanë vënë flakën automjetit në një ullishte./tvklan.al