Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Si pasojë një person e ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ai.

“Në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, theksoi Gashi.