Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në segmentin në Komoran.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Kallxo.com se të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm në Qendrën Emergjente.
“Dy prej të lënduarve janë me lëndime të rënda; njëri në gjendje jo stabile, ndërsa tjetri në gjendje stabile”, tha Syla.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmë personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, deklaroi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
The post Një i vd*ekur dhe 10 të lën*duar në aksidentin në Komoran appeared first on Kosovapost.net.