Një i arrestuar në Podujevë për bixhoz ilegal e skema piramidale

Një person është arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale”, thuhej në njoftim.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

tri shtëpiza kompjuteri,

dy monitorë

një skaner etj.

Personi i arrestuar F.M (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.