Para disa ditësh, Kosova mori një lajm goxha të mirë.
Institucioni kryesor i drejtësisë së shtetit u pranua si anëtare me të drejta të plota në mesin e gjykatave evropiane.
Me këtë rast, Gjykata Kushtetuese u bë pjesë e plotë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.
Kësaj arritje i është gëzuar fort edhe Ambasada e Gjermanisë.
Përmes një postimi në story të Facebookut, thuhet se ky është një hap kyç drejt integrimit evropian.
Po ashtu u falënderua për punën dhe bashkëpunimin edhe ish-kryetarja Gresa Caka-Nimani.
Gjithashtu në postim shprehet kënaqësia e bashkëpunimit edhe me kryetarin aktual, Nexhmi Rexhepi.