Në Mitrovicën e Veriut, në Mahallën e Boshnjakëve, në fillim të kësaj jave, një person femër ka grabitur një shtëpi private në të cilën po qëndronte së bashku me një burrë që banon aty.
Këtë për KoSSev e ka konfirmuar shefi i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Erduan Baliqi.
Siç ka bërë të ditur ai, vjedhja ka ndodhur më 25 janar, por rasti është raportuar në polici vetëm më 28 janar.
Gruaja nga shtëpia ka vjedhur 300 euro, një telefon mobil me vlerë 240 euro dhe një zinxhir ari me vlerë 700 euro. Vlera totale e dëmit vlerësohet në 1.240 euro.
Kur burri u zgjua, nuk e gjeti as gruan dhe as sendet e vjedhura.
Ajo, sipas policisë, aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Është hapur rasti “Vjedhje”.










