Një rast i dhunimit është raportuar dje në Fushë Kosovë.
Siç bën të ditur policia, viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të panjohur.
Po ashtu, sipas raportit të policisë viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim.
“DHUNIM
Fushë Kosovë 31.12.2025 – 05:30. Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të pa njohur. Viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/










