Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët, shkruan Insajderi.
Një grua e moshës 65 vjeçare ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë lënduar.
Avni Zahiri zëdhënës i Policisë, ka konifrmuar për Gazetën Insajderi se në aksident janë të përfshira dy vetura.
“Aksident trafiku me fatalitet Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, tha ai.