Pjesa e parë mes Fiorentinës dhe Interit është mbyllur 0-1 për zikaltrit, në sfidën përmbyllëse të javës së 30-të në Serie A, e cila po luhet në “Artemio Franchi”. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë sfidën duke gjetur golin që në aksionin e parë, ku pas 40 sekondave lojë ishte Francesco Pio Esposito që shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Nicolo Barella.
Në minutën e 7-të, Nicolo Barella dyfishon shifrat, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 16-të, Fiorentina kishte një mundësi të mirë me Moise Kean, por goditja e sulmuesit ndalet nga Yan Sommer.
Në minutën e 19-të, vendasit pretendojnë për një penallti pas rrëzimit të Moise Kean në zonë, por arbitri bën me shenjë që ndeshja të vazhdojë normalisht. Në minutën e 21-të, goditja me kokë e Albert Gudmundsson shkon pak jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 39-të, ishte Moise Kean që dërgoi topin në rrjetë, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Interin.
The post Një gol që në minutën e parë dhe dy të tjerë të anulluar, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë në Firence (video) appeared first on Telesport.










