Luzerni mori një fitore spektakolare me rezultat 5-0 në shtëpi ndaj Young Boys në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit zviceran.
Lojtari më i dalluar për vendasit në këtë ndeshje ishte padyshim Donat Rrudhani.
Ylli kosovar arriti që të shënojë gol dhe të bëjë një asistim duke qenë kyç në këtë fitore të madhe të arritur.
Për paraqitjen e tij në këtë sfidë, Rrudhani u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.9.
Ndër të tjerash, ai pati 18 pasime të kompletuara, katër duele të fituara si dhe një ndërhyrje ndaj kundërshtarit.
Për Rrudhanin kjo ishte paraqitja e tij e 25-të këtë sezon në kampionat, ndërsa numëron tetë gola të shënuar dhe pesë asistime.
Kujtojmë se 25-vjeçari ka qenë i ftuar nga Kosova për ndeshjet e ‘play-off-it’ për inkuadrim në Ligën B ndaj Islandës, por kishte luajtur vetëm në ndeshjen e parë pasi një lëndim ia pamundësoi të luajë në atë të kthimit.