Një francez nderon Barcelonën. Liverpool del me 3 pikë të arta nga “San Siro”, falë një penalltie (video)

Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes së sotme për javën e gjashtë në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë. Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.

Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal. Rezultati final, 2-1 për Barcelonën.

Në supersfidën e mbrëmjes të luajtur në “San Siro”, Inter u mund 0-1 nga Liverpool. Në pjesën e parë mungoi goli, Të kuqtë gjetën rrjetën me Ibrahima Konate, pas një goditjeje këndi, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Virgil van Dijk.

Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej në minutat e fundit të kohës së rregullt, ku pas një kontakti në zonë të Alessandro Bastoni ndaj Florian Wirtz, arbitri sheh pamjet në ekran dhe jep penallti për të kuqtë. Dominik Szoboszlai tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep fitoren e madhe Liverpool-it.

SHIKOGOLATl

The post Një francez nderon Barcelonën. Liverpool del me 3 pikë të arta nga “San Siro”, falë një penalltie (video) appeared first on Telesport.