Një flamur enigmatik tenton të ngrihet tek rrethi kryesor në Prishtinë, intervenon policia

Mëngjesin e së hënës është tentuar të ngritet një flamur enigmatik në Prishtinë.

Ndonëse nuk dihet përkatësia identitare e tij, flamuri ka tentuar të ngrihet pranë rrethit kryesor në Prishtinë, të njohur ndryshe edhe si “Rrethi me Flamur”, shkruan Insajderi.

Më pas ka intervenuar Policia e Kosovës, duke parandaluar këtë veprim.