Një fëmijë 9-vjeçar kafshohet nga qentë endacakë rrugës për në shkollë

Një fëmijë 9-vjeçar në lagjen Veternik të Prishtinës është sulmua nga një grup qensh endacak para banesës së tij.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në kohën kur ai po nisej për në shkollë.

Fëmija u kafshua në këmbë dhe pësoi lëndime që kërkuan ndërhyrje urgjente mjekësore.

Ka qenë një kalimtar rasti që ka ndërhyrë për ta shpëtuar fëmijën, duke e ndihmuar të largohej nga qentë dhe më pas të kërkonte ndihmë mjekësore për plagët e shkaktuara.

Sipas familjarëve, fëmija është në gjendje të rëndë emocionale.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në kryeqytet, derisa janë raportuar në rrjete sociale dhe nga institucionet disa herë raste, ku qytetarët janë sulmuar./GazetaInfokus