Një femër nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjakovës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:00, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.
Siç thuhet në këtë raport, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet e rendit dhe po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.










