“Një familje e dëshmorëve do marr fjalën”, Syla zbulon detaje nga protesta e 17 tetorit

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka folur për protestën që pritet të mbahet të premten, më 17 tetor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Syla tha se përgatitjet për protestën janë drejt përfundimit dhe se pritet një pjesëmarrje e madhe, trasmeton Periskopi.

“Pothuajse jemi në fazën finale të përgatitjeve për protestën që do të mbahet të premten në orën 17:00. Do të kemi të pranishme dy familje dëshmorësh, ndërsa njëra prej tyre do të marrë edhe fjalën. Interesimi është i madh dhe jemi të kënaqur, protesta është më e madhja ndonjëherë e organizuar”, deklaroi Syla.