Pas dështimit të transferimit të Nico ëilliams dhe vështirësive për të nënshkruar me Luis Diaz, Marcus Rashford apo Rafael Leao, pasi të tre kanë një kosto ekonomike shumë të lartë, një emër i ri ka dalë në skenë për krahun e majtë të sulmit të Barcelonës.
Në orët e fundit po përmendet emri i brazilianit Antony për një transferim të mundshëm te Barcelona. Klubi katalanas ka filluar ta konsiderojë seriozisht nënshkrimin e tij, veçanërisht tani që Manchester United thuhet se është i gatshëm të pranojë një ofertë prej rreth 35 milionë eurosh, një shifër dukshëm më e ulët se ajo që është kërkuar për emrat e përmendur më sipër.
Antony shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit të kaluar kur ishte i huazuar te Betis dhe do ta mirëpriste një rikthim në La Liga, aq më tepër kur të kërkon një ekip si Barcelona.
The post Një emër i ri del në skenë, Barcelona i vë syrin yllit brazilian për krahun e majtë appeared first on Telesport.