“Një, dy, tre, katër, pesë…”; Felipe Melo tallet keq fare me Juven në rrjetet sociale (video)

Felipe Melo u bë protagonist në rrjetet sociale pas humbjes së rëndë të Juventusit ndaj Galatasaray me rezultatin 5-2, në ndeshjen e parë të “play off”-it të Champions League. Stambolli vazhdon të mbetet i hidhur për bardhezinjtë, pas eliminimit të vitit 2013 në dëborë, ndërsa këtë herë festuan sërish turqit.

Braziliani, ish-lojtar i të dyja klubeve, publikoi video në Instagram ku tallej me skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti. Në njërën prej tyre ai numëronte me gishta “një, dy, tre, katër, pesë”, duke treguar golat e Galatasaray, më pas ndaloi me dorën e hapur dhe shpërtheu në britma për të festuar “manitën” ndaj Juventusit.

Ironik është fakti se Melo, sot 42-vjeçar, ka veshur edhe fanellën bardhezi për dy sezone, nga viti 2009 deri më 2011, përpara se të bëhej një nga figurat më të dashura të tifozëve të Galatasaray.

The post “Një, dy, tre, katër, pesë…”; Felipe Melo tallet keq fare me Juven në rrjetet sociale (video) appeared first on Telesport.